Lajme

Ndryshime në listën e LDK-së pas rinumërimit- Abdixhikut i hiqen më shumë vota, Paris Gurit i shtohen!

01/16/2026 12:15
nga:Y I

Ndryshime pas rinumërimit po pëson edhe lista për deputetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në kutitë e rinumëruara deri tani, në listën e partisë që drejton Lumir Abdixhiku janë minusuar 276 vota, derisa janë shtuar vetëm 103.

Listës së kandidatëve që u janë minusuar vota më së shumti në LDK i prinë kryetari i kësaj partie me minus 20 vota, Xhafer Gashi e Zeni Krasniqi me nga 17 vota më pak, Anton Quni me 16, Rrezarta Krasniqi me -11, Serbeze Muçaj me -11 dhe Arben Gashi me -10.

Paris Gurit ndërkohë i janë shtuar 10 vota, Esra Myrtezanit 6, Fetah Rudit 6, Ermal Sadikut 5 dhe Kimete Hasallarit 5.

Procesi i rinumërimit po vazhdon dhe do të realizohet për mbi 900 vendvotimet. Deri tani janë rinumëruar 217 vendvotime.