Lajme

Situata e vështirë financiare e familjeve kosovare, Totaj: ‘E frikshme kjo gjendje’

01/16/2026 11:15
nga:Y I

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë shkrimin e analistit, Dardan Sejdiu, ku flet për gjendjen e rëndë ekonomike në vendin tonë.

Në shkrimin e Sejdiut të shpërndarë nga Totaj thuhet se 90,000 familje hyjnë në dimër tu pritë lëmoshë për faturën e rrymës, mbi 25% e ekonomive familjare janë në ndihma dimri.

“- 48% e qytetarëve nuk e përballojnë dot asnjë shpenzim të papritur prej 200 eurove, paramendojeni me pas urgjencë, gjysma e popullatës së Kosovës nuk ka mundësi me përballu!- 21.6% e shtëpive rrinë me batanije, se s’kanë takat financiar me i nxe dhomat!- 42.2% e njerëzve e kqyrin mishin si luks, dhe nuk kanë mundësi me e konsumu më shumë se 3 herë në javë!- 44.6% e familjeve e kanë borxhin ndaj bankave si lak në fyt, një barrë që s’i lë me marrë frymë!- 6.2 orë punë të papaguar bëjnë gratë çdo ditë nëpër shtëpi, duke mbajtur në këmbë një ekonomi që shteti e ka harru” thuhet në shkrim.

Postimi i plotë: