Lajme

Skandal në Gjilan: Pranga drejtorit të shkollës për keqpërdorim të mbi 19 mijë eurove

01/16/2026 09:08
nga:Y I

Janë arrestuar dy persona në Gjilan, njëri në cilësinë e drejtorit të shkollës dhe tjetri zyrtar në të njëjtën shkollë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sipas policisë, ata dyshohet se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej mbi 19 mijë euro ( 19 067.69), transmeton Klankosova.tv.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në tetor të vitit të kaluar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.