Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Prizren

01/16/2026 08:35
nga:Y I

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Hafiz Ismajl Haki” në Prizren.

Sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia ka iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.