Lajme

Aksidenti në Carralevë, QKUK: Katër të lënduarit në gjendje stabile

01/15/2026 21:48
nga:G B

Një i vdekur e katër të lënduar është bilanci i aksidentit që ndodhi sonte në rrugën Carralevë-Komoran.

Katër personat e lënduar u dërguan për trajtim në QKUK.

Doktoresha Dafina Basholli, dha detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të tyre.

“Gjendja shëndetësore është stabile, janë duke u kryer ekzaminimet dhe duke marrë trajtimin e nevojshëm”, deklaroi ajo për Klankosova.