KB Trepça ka fituar derbin ndaj Pejës në elitën e basketbollit kosovar.
Skuadra kampione e Kosovës ka treguar forcën e saj në ndeshjen e sotme në ‘Minatori’, shkruan GazetaBlic Sport.
Mitrovicasit triumfuan me shifrat 98-61, duke dominuar pothuajse gjithë rrjedhën e ndeshjes.
Kjo është një tjetër fitore e rëndësishme e Trepçës, e cila vazhdon të jetë kryesuese në tabelë.
/GazetaBlic Sport/


