Lajme

Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

01/15/2026 19:49
nga:Sh R

Gjykata Kushtetuese këtë të enjte ka marrë vendimin lidhur me kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha mbi masën e arrestit shtëpiak.

Sipas informacioneve paraprake, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Berishës se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur. Vendimi dha në përfundim të seancës pa praninë e palëve.

Çështja lidhet me qëndrimin e mbajtur nga avokatët e Berishës gjatë seancave të raportimit dymujor, ku ata kundërshtonin vazhdimisht kërkesën e SPAK, i cili insistonte në vijimin e masës së arrestit shtëpiak.