Skuadra e Prishtinës ka zyrtarizuar transferimin e ri.
Sylian Mokono, mbrojtësi 26 vjeçar, është transferimi i fundit i ardhur nga Holanda, shkruan GazetaBlic Sport.
26-vjeçari është produkt i akademisë së FC Utrecht, ku ka kaluar disa grupmosha deri te ekipi i parë.
Mokono ishte pjesë e Heracles Almelo, me të cilin u shpall kampion në ligën e dytë të Holandës, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës VVV-Venlo.


