Policia e Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion të gjerë në komunën e Zubin Potokut, i cili lidhet me dyshimet për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe skemave piramidale.
Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se operacioni policor është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme brenda kësaj komune.
Sipas Elshanit, në tri lokale në qytetin e Zubin Potokut po zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme, konkretisht organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
“Me daten 15.01.2026 njesia e hetimeve te stacionit policore ZUBIN Potok ne DRP Mitrovice Veri nga rruget operative ka pranuar nje informat se ne tri lokale ne qytetin e Zubin Potokut jan duke u zhvilluar veprimtari te kunderligjeshme konkretisht organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit te paligjeshem.
Njesia e hetimeve e stacionit policore Zubin Potok, me asistimin e njesive relevante te DRP Mitrovice Veri kemi bere bastisjen ne te tri lokalet. Ne te tri lokacionet jane hasur paisje teknologjike te cilat mundesojm zhvillimin e lojrave te fatit si dhe jane te dyshuar 5 (pesë) persona ku 3 (tre) prej tyre jane duke u intervistuar kurse 2 (dy) të tjerë nuk jane hasur aty por jane te njohur për policin, ndërsa jane intervistuar edhe 5 deshmitar. Eshte njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhezuar qe te inicoj tri raste “Organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit te paligjeshem” e sanksionuar me nenin 294 te KPRK-s”, ka njoftuar Elshani.
Foto nga vendi i ngjarjes:






