Sporti

Rey Manaj befason me skuadrën e re, do të transferohet në Kinë

01/15/2026 17:39
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj është gati për të ndryshuar ambient.

Sipas raportimeve të fundit, ai do të transferohet në Kinë dhe pritet të transferohet tek skuadra e Zhejiang Professional FC.

Bëhet fjalë për një kontratë 2 vjeçare dhe për një shumë prej 4 milionë eurosh që do të përfitojë futbollisti kuqezi.

Gjithësesi pritet që zyrtarizimi të publikohet së shpejti.