I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka qëndruar në Kosovë, ku zhvilloi takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e ardhshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se viti 2026 duhet të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës dhe se angazhimi i vazhdueshëm mbetet thelbësor për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
“Gëzohem të jem përsëri në Kosovë! Kisha takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e ardhshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të siguruar që viti 2026 të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës. Angazhimi i vazhdueshëm mbetet thelbësor për përparimin e Kosovës drejt BE-së”, shkruan ai në X.
Glad to be back in Kosovo! Had valuable meetings and open discussions on next steps in the EU-facilitated Dialogue to ensure 2026 delivers tangible results for the people of Kosovo. Continued engagement remains essential for progress on Kosovo’s EU future. pic.twitter.com/MDnG1ym2IB
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) January 15, 2026


