Legjenda e futbollit afrikan dhe presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o, u gjobit me 20,000 dollarë dhe u pezullua për 4 ndeshje për sjellje të pahijshme gjatë çerekfinales së Kupës së Kombeve Afrikane kundër Marokut.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit u pa duke bërë gjeste të zemëruara ndaj vendimeve të gjyqtarëve gjatë ndeshjes, të cilën Kameruni e humbi 2-0.
Kjo ndodhi në prani të presidentit të Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF), Patrice Motsepe.
Komiteti disiplinor i CAF-së hetoi veprimet e Eto’o-s, duke e urdhëruar atë të paguante 20,000 dollarë dhe duke e përjashtuar nga katër ndeshjet e ardhshme të Kamerunit, një vendim që federata e vendit e përshkroi si “të pajustifikuar”.
/GazetaBlic Sport


