Sporti

Salah pensionohet nga kombëtarja e Egjiptit?

01/15/2026 12:19
nga:Lorik J

Gazetari sportiv Amr Dardir zbuloi një surprizë në lidhje me yllin egjiptian Mohamed Salah, lojtarin e Liverpoolit dhe anëtarin e ekipit kombëtar të Egjiptit.

Dardir tha në Facebook: “Mohamed Salah i informoi lojtarët për tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Botës.”

Ekipi kombëtar i Egjiptit humbi ndaj Senegalit me një gol të vetëm dje, të mërkurën, në gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Egjipi po përgatitet të përballet me Nigerinë të shtunën e ardhshme në ndeshjen për të përcaktuar vendin e tretë në turne.

/GazetaBlic Sport