Vetëm pak ditë pasi u prezantua si një transferim dimëror, 31-vjeçari Joao Cancelo është tashmë në skuadrën e Barcës për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Racing në “El Sardinero”, e cila do të luhet nga ora 21:00 .
“Planet tona janë që ai të regjistrojë disa minuta”, tha trajneri Flick dje në konferencë.
Portugezi është lajmi i madh në listën e trajnerit gjerman.
Marc-Andre ter Stegen dhe Marc Bernal janë gjithashtu në skuadër, dhe kjo ndeshje kupe mund të jetë kyçe për të dy. Portieri gjerman shpreson që turneu të shërbejë si përgatitje e tij për Kupën e Botës, pavarësisht spekulimeve për një transferim te Girona.
Sa i përket Bernalit, lojtari i ri dëshiron të dijë nëse Hansi Flick do të vazhdojë t’i besojë dhe t’i ofrojë minuta loje.
/GazetaBlic Sport


