Lajme

Osmani, Kurti dhe Basha bëjnë homazhe në Reçak

01/15/2026 11:02
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha e kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Homazhe u bënë në nderim të 45 viktimave që u masakruan 27 vjet më parë nga forcat paramilitare serbe.

Masakër kjo që tronditi gjithë botën, e cila u njoftua përmes zërit e mikut të madh të Kosovës ambasadorit William Walker.

E ky i fundit, sikurse në çdo përvjetor, edhe sot ishte aty për të nderuar këta civil që u vranë nga dora serbe, e drejtësi për ta nuk u vë./EO/