Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut.
Ai ka thënë se sot kujtojnë me nderim dhe respekt Reçakun dhe viktimat e kësaj dite, për çka Hamza tha se ‘falë saj gëzojmë lirinë e Kosovës’.
“Jemi këtu për të shprehë nderimin dhe respektin për këtë ngjarje, për këta të rënë. Është një prej ngjarjeve që ka kontribu në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Falënderojmë ambasadorin Ëalker për kontributin e tij.
Falë sakrificës së tyre dhe ngjarjeve të tjera gjithandej Kosovës ne gëzojmë lirinë e Kosovës.
Respekt dhe lavdi të rënëve”- tha ai.


