Anësori i kombëtares egjiptiane, Mohamed Salah, luajti në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës së Kombeve kundër Senegalit, ku humbi me rezultatin 1-0.
Në fund të ndeshjes, lojtari i Liverpoolit nuk e kishte prekur topin asnjë herë në zonën e kundërshtarit.
Kjo është performanca më e keqe e Salahut në turneun aktual – pasi më parë, në të gjitha ndeshjet e Kupës së Afrikës ku ai ishte në fushë për më shumë se 45 minuta, futbollisti bëri të paktën një lëvizje në zonën e kundërshtarit.
Në Kupën e Afrikës së Kombeve, Salahu luajti pothuajse 500 minuta, shënoi katër gola dhe bëri një asist.
/GazetaBlic Sport


