Afrimiteti i papritur dhe puthjet pasionante mes Dolces dhe Limit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë shkaktuar reagime të shumta, por duket se nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ish-partnerit të saj, Edit.
Vetëm pak javë më parë, Edi ishte protagonisti kryesor i romancës me Dolcen në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Megjithatë, pas rikthimit të Dolces nga Grande Fratello dhe afrimitetit të saj të ri me Limin, ish-banori ka reaguar publikisht në rrjetet sociale me tone të ashpra dhe thumbuese.
Përmes një postimi në Instastory, Edi nuk i ka kursyer epitetet ndaj Dolces, duke e cilësuar atë si të paqëndrueshme dhe duke rikujtuar paralajmërimet që, sipas tij, ishin bërë edhe para nisjes së formatit.
“Analiza e Ludo’s doli që të jetë e saktë! Edhe qysh e kena përfol para Big-ut: FEMËR ‘MENDJE LEHTË’”, ka shkruar Edi.
Me këtë deklaratë, ai lë të kuptohet se ndryshimi i shpejtë i qëndrimeve dhe afrimiteteve të Dolces – nga romanca me të, tek puthjet me Limin – ishte diçka e parashikueshme për rrethin e tij shoqëror, duke përmendur drejtpërdrejt edhe Ludo Lee.
Reagimi i Edit është parë nga ndjekësit si një “shuplakë” publike ndaj Dolces, duke konfirmuar se për të, kapitulli me ish-partneren është mbyllur përfundimisht. Tashmë, sipas Edit, sjellja e saj në lojë shihet thjesht si një reflektim i asaj që ai e quan “mendjelehtësi”.


