Sporti

Zyrtare: Tottenham prezanton transferimin e Conor Gallagher

01/14/2026 17:55
nga:Mergim Rreci

Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Conor Gallagher nga Atletico Madrid, ka njoftuar klubi.

Transferimi i 25-vjeçarit të kombëtares angleze është në proces të finalizimit pasi ka marrë miratimin ndërkombëtar.

Mesfushori nënshkroi një kontratë afatgjatë me klubin, duke hedhur hapin tjetër në karrierën e tij.

Vetë Conor Gallagher nuk e fshehu entuziazmin e tij për transferimin: “Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që jam këtu dhe që bëj hapin tjetër në karrierën time në këtë klub të jashtëzakonshëm. Doja të bëhesha lojtar i Spurs dhe për fat të mirë klubi ndjeu të njëjtën gjë. Gjithçka shkoi shumë mirë dhe shpejt dhe jam gati të zbres në fushë. E di sa të mrekullueshëm janë tifozët, jam vërtet i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe dua të krijojmë momente dhe kujtime të veçanta së bashku.”

/GazetaBlic Sport/