Juventusi ka vendosur të përshpejtojë bisedimet për të transferuar në Torino mbrojtësin Oscar Mingueza. Klubi bardhezi është gati të ofrojë shifrën e 7 milionë eurove për të bindur Celta Vigo-n ta lëshojë.
Klubi spanjoll, nëse nuk e shet tani lojtarin, rrezikon ta humbasë atë me parametra zero në qershor, kur anësorit të djathtë i përfundon kontrata. Gjithsesi, operacioni mbetet i komplikuar për t’u mbyllur brenda sesionit të merkatos së janarit.
Mbrojtësi 26-vjeçar spanjoll do t’i bënte shumë punë trajnerit Spalletli. Juventusi ndërkohë vazhdon përpjekjet për të rikthyer në skuadër sulmuesin Federico Chiesa, i cili do të përforconte repartin e avancuar për gjysmën e dytë të sezonit.


