Lajme

KOSTT njofton se është normalizuar furnizimi me energji elektrike

01/14/2026 16:04
nga:Sh R

KOSTT ka dal me njoftim të ri sa i përket gjendjes elektroenergjetike në vend.

Në njoftimin e lëshuar pak më parë, KOSTT lajmëron se gjendja në sistem është stabilizuar pas rritjes së prodhimit vendor.

“KOSTT njofton opinionin publik se gjendja në sistemin elektroenergjetik është normalizuar dhe stabilizuar, pas implementimit të masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës dhe përmirësimin e parametrave të furnizimit me energji. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase, duke rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike, një masë kyçe që ka garantuar stabilitetin dhe vazhdimësinë e furnizimit si dhe integritetin e sistemit.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi: