Sporti

Flick nuk do të humbasë kohë me Cancelon: “Ai mund të luajë tani”

01/14/2026 15:42
nga:Lorik J

Joao Cancelo nuk do të duhet të presë gjatë për të debutuar me Barcelonën, në rikthimin e tij në klubin katalanas.

Trajneri Hansi Flick ka konfirmuar se do ta thërrasë atë për ndeshjen kundër Racing Santander, në raundin e 16-tave të Kupës së Mbretit, dhe se nuk mund të humbasë kohë duke e futur në fushë: “Ai mund të luajë disa minuta në Santander”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp.

“E kam thënë edhe më parë se duhet të mendojmë për atë që na duhet në të ardhmen e afërt. Sa i përket mbrojtësve qendrorë, jemi mirë me Cubarsin , Gerard Martin dhe Eric Garcían “, theksoi ai përpara se të lëvdonte mbrojtësin portugez.

“Cancelo mund të luajë në disa pozicione dhe në këtë aspekt është fantastik. Ai ka cilësi sulmuese, diçka që na duhet edhe neve. Sepse kur jemi në të tretën e fundit, është e nevojshme të kemi cilësi”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport