Lajme

Reduktimet e rrymës, Hoti: Përgjegjësia është politike dhe direkte, askush s’mund të fshihet pas njoftimeve teknike

01/14/2026 14:56
nga:Genita C

Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër keqmenaxhimin e sektorit të energjisë elektrike në Kosovë, duke theksuar se reduktimet e rrymës janë një ndëshkim kolektiv për qytetarët dhe bizneset, raporton GazetaBlic.

Ai ka vënë në dukje mungesën e investimeve, planifikimit dhe përgjegjësisë nga qeveritë e mëparshme dhe ka theksuar se energjia nuk është luks, por një e drejtë themelore.

Sipas Hotit, çdo ndërprerje tregon keqmenaxhim, mungesë vizioni dhe neglizhencë ndaj interesit publik.