Lajme

Muharremi: LDK nuk beson më në vete, nuk arrin ta marrë asnjë vendim

01/14/2026 13:48
nga:Genita C

Opinionisti Shenoll Muhmarremi, thotë se vlerësimi i djeshëm i ‘elitave’ të LDK-së, nuk ishte as akademik, as miqësor, por emocional dhe klanor.

Sipas tij, LDK nuk po beson më në vete.

“Vlerësimi dhe qëndrimi i “elitave” të LDK-së dje nuk ka qenë as profesional e as akademik i bazuar në fakte, por miqësor, emocional dhe klanor. Menaxhimi efektiv i partisë dhe kthimi i besmit e dalja nga kriza kërkon qasje ‘biznesore’ dhe profesionale, jo improvizime emocionale.

Rezultatet e zgjedhjeve janë i vetmi fakt legjitim dhe kredibil e profesional. Të gjitha eksperimetet tjera janë tendencë me e mohu realitetin dhe me gjetë rrugë me deviju vullnetin e elektoratit të tyre. Nëse dëshiron me qenë “akademik” e profesional, vetëm shiqoj me kujdes rezultatet e zgjedhjeve dhe të gjitha përgjigjet janë aty”.

Ai thekson se “partia e akademikëve po del se nuk paska aq kompetencë profesionale sa pretendon vetë se ka, e as guxim, sepse nuk po i shikon faktet e pamohueshme dhe nuk po merr vendime profesionale pikërisht atëherë kur janë më së shumti të nevojshme”.

Muharremi shkruan se LDK po sillet si një grup miqsh të rinisë apo familjarësh që e mbrojnë njëri-tjetrin, e jo si profesionistë.

“Në ato momente kritike, partia sillet si një grup miqsh të rinisë apo familjarësh që e mbrojnë njëri-tjetrin, e jo si profesionistë që i shohin faktet dhe marrin vendimet më të mira për veten, për partinë dhe për vendin. Kjo parti dje tregoi se nuk ka as besim në vete e as guxim për të ardhmën. Nuk arrin të marrë asnjë vendim të madh kur duhet, as për Kosovën as për vete. E si me besu pastaj qytetarët në LDK, nëse kjo parti nuk i beson më as vetes? Vështirë do të jetë”.