Skuadra e Drenicës është mjaft aktive në këtë merkato me disa afrime dhe largime, duke bërë ndryshime në skuadër.
Trajneri Thomas Brdaric tashmë ka filluar me ndërtimin e skuadrës, teksa po vazhdon edhe faza përgatitore për sezonin pranveror në Superligën e Kosovës.
Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, skuadra e Drenicës ka shprehur interesim për sulmuesin Mehdi Çoba.
25 vjeçari së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit, por u largua nga ‘Skifterat’, teksa mund të ribashkohet me trajnerin Brdaric në Superligë, tani tek Drenica.
/GazetaBlic Sport/


