Lajme

Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, i flasin për dialogun- i kërkojnë edhe ratifikimin e disa marrëveshjeve

01/14/2026 12:03
nga:Genita C

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së kanë zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në takim, siç bëri të ditur, Orav në një postim në X është diskutuar rreh zhvillimeve pas zgjedhjeve.

“Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, tha zyrtari i BE-së në një njoftimin për këtë takim.

“Kërkuam ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve të lidhura me Planin e Rritjes për të sjellë përfitime për popullin e Kosovës. Gjithashtu theksuam se dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mbetet thelbësor për përparimin në rrugët e tyre të integrimit evropian”, theksoi ai..