Izraeli ka ndërprerë marrëdhëniet me disa agjenci të OKB-së dhe organizata ndërkombëtare, pas kritikave për luftën në Rripin e Gazës.
Vendimi u mor të martën nga Ministria e Jashtme izraelite, me urdhër të ministrit Gideon Saar.
Në një deklaratë zyrtare thuhet se është kërkuar rishikim i menjëhershëm i bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare.
Mes tyre është edhe Zyra e OKB-së për Fëmijët dhe Konfliktet e Armatosura, pas futjes së ushtrisë izraelite në listën e zezë në vitin 2024.
Izraeli ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe politik. Marrëdhëniet janë ndërprerë edhe me UN Women, që sipas Tel Avivit ka injoruar dhunën seksuale ndaj grave izraelite më 7 tetor 2023.
Në listë përfshihet edhe UNCTAD, e akuzuar për raporte të njëanshme kundër Izraelit. Po ashtu, Izraeli ka ndërprerë bashkëpunimin me ESCËA, duke e cilësuar si burim të rezolutave anti-izraelite. Vendimi prek edhe Aleancën e Civilizimeve të OKB-së, Programin e Energjisë dhe Forumin për Migracionin dhe Zhvillimin.
Ky hap vjen pas një urdhri të presidentit amerikan Donald Trump, që tërhoqi SHBA-në nga dhjetëra organizata ndërkombëtare.
Ndërkohë, OKB-ja vazhdon ta konsiderojë Izraelin si fuqi pushtuese në territoret palestineze. Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, ofensiva izraelite ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima dhe ka lënë rajonin në shkatërrim të plotë.


