FC Prishtina do të udhëtojë sonte pas mesnate drejt Antalisë, ku do të vazhdojë fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit.
Gjatë qëndrimit në Turqi, që do të zgjasë deri më 31 janar, përveç stërvitjeve, skuadra do të zhvillojë gjithsej pesë ndeshje, përfshirë finalen e Superkupës ndaj Dritës, si dhe katër ndeshje të tjera miqësore me kundërshtarë të ndryshëm, shkruan FC Prishtina, përcjell GazetaBlic Sport.
FC Prishtina ka nisur stërvitjet më 5 janar në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, e cila pritet të jetë mjaft interesante.
/GazetaBlic Sport


