Lajme

Sorensen përfundon takimin me Kurtin, takohet me Osmanin

01/14/2026 10:10
nga:Genita C

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka përfunduar takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Pas këtij takimi është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Kjo do të jetë vizita e parë e Soresen që kur iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje.

Po ashtu, gjatë mandatit të parë, i dërguari i BE-së zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.