Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se ka një dallim të madh ndërmjet dhunes seksuale si krim ordiner ndaj një personi dhe dhunes seksuale gjate luftës.
Sipas Lames dallimi është tek konteksti, qëllimi dhe shkalla e përhapjes.
Ajo theksoi se çdo deklaratë që vendos shenjën e barazimit mes dhunës seksuale me dhunën seksuale gjatë luftës, është i pasaktë.
“Ndersa dhuna ci seksuale ndaj grave eshte nje krim i rende qe le pasoja per tere jeten, dhuna seksuale gjate luftes pervecse e tille, eshte nje arme lufte qe perdoret per te terrorizuar dhe ndeshkuar nje popullsi, per te shkaterruar familje, ose per te shkaktuar zhvendosje te nje komuniteteti apo popullsie. Dhuna seksuale gjate luftes eshte mjet qe perdoret ndaj grupeve te targetuara etnike, fetare, racore etj. Shpesh perfshin shume viktima, dhe eshte e organizuar. E tille ishte ne Kosove nga forcat militare e paramilitare serbe, e tille eshte ne Ukraine sot, e tille eshte ne shume vende te botes, ku ka luftera dhe konflikte” shkruan Lama në reagimin e saj.
‘Cdo deklarate qe vendos shenjen e barazimit mes dhunes seksuale si krim i rende ndaj nje gruaje, qe cilesohet si krim me baze gjinore, me dhunen seksuale gjate luftes, eshte i pasakte, dhe i gabuar’ përfundon reagimin Lama raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:


