Një performancë e shkëlqyer nga Antoine Griezmann i dha Atletico Madridit një fitore 1-0 ndaj Deportivo La Coruna, duke e dërguar ekipin e Diego Simeones në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 61-të. Antoine Griezmann shënoi golin në këndin e majtë nga një goditje dënimi, me portierin kundërshtar që mbeti vetëm spektator, transmeton GazetaBlic Sport.
Në këtë mënyrë, Atletico Madrid u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, në kompeticionin ku kërkohet suksesi dhe trofeu i çmueshëm.
Ja pamjet nga super goli i Griezmann – VIDEO.
/GazetaBlic Sport/

