Mesfushori spanjoll Fabian Ruiz dhe Paris Saint-Germain kanë arritur një marrëveshje të plotë për të vazhduar bashkëpunimin e tyre.
Lajmi u konfirmua nga gazetari Matteo Moreto, i cili tha se gjithçka është gati për nënshkrimin e një kontrate të re që do ta mbajë Ruiz në Paris deri në verën e vitit 2029.
Reprezentuesi spanjoll është lidhur me një numër klubesh në muajt e fundit, me interes nga Turqia dhe një transferim te Real Madridi që është përmendur në të kaluarën.
Megjithatë, duket se vetë Ruiz ndihet më rehat në kryeqytetin francez dhe ka marrë një vendim të prerë për të qëndruar.
Ky veprim i jep fund të gjitha thashethemeve rreth të ardhmes së tij dhe e forcon pozicionin e tij në klub.
/GazetaBlic Sport/


