Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do ta paraqesë dorëheqjen e tij si kryetar i partisë, në Kuvendin e LDK-së, raporton Gazeta Blic.
“Siç ju kam njoftu në datën 28 dhjetor 2025, edhe sonte ju njoftoj se kemi vendosur të thërrasim fillimisht Kryesinë dhe më pas Kuvendin e LDK-së. E kam obligim moral të marrë përgjegjësinë dhe, nëpërmjet ofrimit të dorëheqjes te Kuvendi i LDK-së, të lë që pastaj të vendosë Kuvendi. Deri atëherë, secili ka të drejtë të shtrojë kandidaturën. Ky ishte takim joformal i kryetarit të LDK-së me bashkëpunëtorët e LDK-së. Takimi formal do të ndodhë javën e ardhshme”, tha Abdixhiku pas mbledhjes së kryesisë.
Gazeta Blic merr vesh nga burime brenda partisë se Kuvendi i LDK-së do të pranojë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut si kryetar i partisë.
Kuvendi pritet të mbahet javën e ardhshme, ku dhe pritet dhe paraqitja e dorëheqjes së Abdixhikut dhe pranimi i saj nga ky kuvend./Gazeta Blic/
Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvend, i mbetet Kuvendit të vendosë


