Sporti

Barcelona e bindur nga Rashford, sulmuesi anglez do të mbetet në Kataluni

01/13/2026 19:57
nga:Mergim Rreci

Barcelona po shqyrton një marrëveshje të përhershme për Marcus Rashford.

Katalanasit e duan sulmuesin anglez dhe kanë vendosur që ta mbajnë atë edhe pas përfundimit të këtij edicioni, shkruan GazetaBlic Sport.

Blerja e tij nga Manchester United pritet të bëhet me një tarifë më të ulët se opsioni prej 30 milionë eurosh.

Klubi po shqyrton gjithashtu mundësinë e një huazimi të dytë me një detyrim të kushtëzuar për blerje.

/GazetaBlic Sport/