Lajme

“350 euro kushton, e pagun me dy këste”: Si shiten temat e diplomës në Kosovë?

01/13/2026 19:26
nga:Sh R

“Qëndro pa stres – dil e ble rroba për diplomim, ndërkohë ne e bëjmë temën për ty”.

Kështu premton faqja “Thesislab.ks” në rrjete sociale që ofron shkrimin e temave të diplomës.

Pa hulumtim e pa angazhim nga studenti.

Mjafton një mesazh i vetëm me titullin e temës dhe datën e dorëzimit dhe angazhimi fillon.

Në dhjetor, rezervimi nuk ishte edhe aq i lehtë.

Faqja paralajmëronte në Facebook dhe Instagram se për shkak të numrit të kufizuar të temave që trajton çdo muaj, studentët duhej të rezervonin para datës 31 dhjetor.

Por, duket se afatet vlejnë vetëm për studentë, jo edhe për porositë.

Kiks Kosova u interesua për një temë diplome të nivelit master në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Marketing, me kërkesën që ajo të përgatitej brenda vetëm dy javësh.

Porosia u bë në muajin janar me shpresën se faqja ishte liruar pak nga kërkesat.

Në komunikimin përmes Instagram, Kiks Kosova përdori një profil jo real.

Faqja nuk kërkoi indeks, literaturë apo mendim kritik: kërkonte vetëm drejtimin, nivelin e studimeve, afatin dhe… Western Union.

Dhe më e rëndësishmja ishte çmimi.

Megjithatë, Kiks Kosova deshi të takohej edhe fizikisht me personat që i bëjnë temat e diplomës me këste.

Se çfarë përgjigje mori, ndiqeni kronikën më poshtë: