Sporti

Arbeloa, trajneri i 8-të në nivel klubesh për Mbappe

01/13/2026 18:59
nga:Mergim Rreci

Në gjashtë vitet e fundit, Kylian Mbappe ka punuar me disa trajnerë të ndryshëm në klubet ku ka luajtur.

Së fundmi, listës së teknikëve që janë larguar i është shtuar edhe Xabi Alonso, i cili u nda nga Real Madridi pas vetëm shtatë muajsh në detyrë.

Humbja e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës ishte ndeshja e fundit e tij në pankinën madrilene për teknikun bask.

Mbappe reagoi me një mesazh përshëndetës në rrjetet sociale, duke vlerësuar punën e trajnerit spanjoll. Në total, gjatë kësaj periudhe, sulmuesi francez ka bashkëpunuar me shtatë trajnerë.

Këta janë Leonardo Jardim, Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Christophe Galtier, Luis Enrique, Carlo Ancelotti dhe Xabi Alonso.