Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të investojnë qindra milionë dollarë për të forcuar sigurinë gjatë Kupës së Botës 2026, që përkojnë edhe me festimet për 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Një pjesë e tyre do të përdoren për sistemet antidronë, një kërcënim që është kthyer shqetësues gjatë viteve të fundit.
Kompanitë e mbrojtjes po zhvillojnë një gamë teknologjish që synojnë luftimin e dronëve, duke përfshirë softuerë gjurmimi për lazerët, mikrovalët dhe armë automatike autonome.
Autoritetet amerikane nuk e kanë saktësuar se cilën teknologji do të shfrytëzojnë.
Më shumë se 1 milionë persona pritet të jenë në SHBA gjatë Botërorit, ndërsa miliarda do ta ndjekin nga televizori.


