Union Saint-Gilloise ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Besfort Zeneli.
Skuadra belge ka prezantuar transferimin e Zenelit, duke e vlerësuar atë si një mesfushor me shumë potencial, transmeton GazetaBlic Sport.
Besfort Zeneli ka shtetësi të dyfishtë, kosovare dhe suedeze. Ai ka luajtur për Kosovën U21, por ka zgjedhur të përfaqësojë Suedinë në nivelin senior. Debutimin me kombëtaren suedeze e bëri më 22 mars 2025, në ndeshjen kundër Luksemburgut.
Ai është vëllai i Arbër Zenelit, i cili kishte zgjedhur ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës.
Our Swedish midfield maestro has arrived. Welcome, Besfort! 💛💙 pic.twitter.com/5GQalmwNiG
— Royale Union Saint-Gilloise (@UnionStGilloise) January 13, 2026


