Lajme

Kryetari i Vushtrrisë Ferid Idrizi takon ambasadorin e Turqisë në Kosovë

01/13/2026 17:23
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferid Idrizi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı.

Idrizi ka njoftuar se ambasadori e ka vizituar për ta uruar për mandatin e dytë të tij si kryetar i komunës. Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar për zhvillimet në Komunën e Vushtrrisë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe Ambasadës së Republikës së Turqisë.

Kryetari Idrizi është shprehur se është i përkushtuar që partneriteti ndërmjet palëve të vazhdojë të forcohet dhe të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e komunës.

“Sot pritëm në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, i cili erdhi për të më uruar për mandatin e dytë si Kryetar i Komunës së Vushtrrisë. Gjatë bisedës diskutuam për zhvillimet e komunës dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit. Jemi të përkushtuar që ky partneritet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët tanë”, ka shkruar Idrizi.