Lajme

Rritet në 1.850 numri i të vrarëve në protestat në Iran, thotë grupi amerikan i të drejtave të njeriut

01/13/2026 16:38
nga:Sh R

Të paktën 1.850 protestues janë vrarë në më shumë se dy javë demonstrata kundër qeverisë në Iran, sipas Human Rights Activists News Agency (HRANA), me bazë në SHBA, raporton CNN.

Kjo përbën një rritje të ndjeshme nga bilanci i mëparshëm prej rreth 500 personash. HRANA tha gjithashtu se të paktën 16.784 persona janë arrestuar.

Mbetet e paqartë nëse shifra e HRANA-s pasqyron plotësisht përmasat e viktimave dhe arrestimeve, duke pasur parasysh ndërprerjen e qasjes në internet dhe linjat telefonike nga autoritetet.

CNN thotë se nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat e të vrarëve apo të arrestimeve të raportuara nga HRANA.