Lajme

Verifikim i votave të kandidatëve në disa vendvotime, KQZ sot shqyrton raportin

01/13/2026 15:51
nga:G B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme do të shqyrtojë një raport për verifikimin e votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve.

Mbledhja e KQZ-së do të nisë nga ora 15:30 dhe kjo pikë është në rend dite.

“Raport i verifikimit të votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 28.12.2025”.

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të KQZ Nr. 91, 92, 93, 94, 95, 96, 97, 98, dhe 99/2025

3. Këshillat e KQZ

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

3.1.1. Raport i verifikimi të votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 28.12.2025

4. Të ndryshme