Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, diskutoi rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave me Ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
“Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, tha Orav.


