Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme duke kurorëzuar në martesë lidhjen e tij me partneren, Eronitën.
Ceremonia u zhvillua në një nga restorantet e qytetit, në një atmosferë festive ku të pranishëm ishin familjarë, miq të ngushtë dhe shumë kolegë nga bota e artit dhe ekranit.
Pas dasmës, Blero ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një imazh mjaft domethënës nga nata magjike.
Në foton bardhezi, ku çifti shihet duke ecur krah për krah, këngëtari ka shkruar fjalët emocionuese: “Burri më i lumtur në botë”, duke vulosur kështu lumturinë e tij për këtë fillim të ri.


