Një person i moshës rreth16 vjeç është therur me thikë në Gjakovë. I mituri po trajtohet në Emergjencën e Gjakovës, ka raportuar mediumi lokal “Syri TV”.
Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, sipas mjekëve, ai është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Mjekët nga Emergjenca e Spitalit të Gjakovës bëjnë të ditur se i mituri ka pësuar lëndime në shpinë nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe se gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si e rëndë, raportoi ky medium.


