Lajme

“Zhvillimet e fundit…” – Quni jep pak detaje se çka pritet të diskutohet sot brenda mbledhjes së kryesisë së ngushtë të LDK-së

01/13/2026 13:41
nga:Genita C

Anton Quni, deputet i zgjedhur i LDK-së, është deklaruar pak para nisjes së mbledhjes së kryesisë së ngushtë të LDK-së, raporton GazetaBlic.

Ai tha se do t’i diskutojnë zhvillimet e fundit brenda LDK-së.

“Jemi të ftuar t’i diskutojmë zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Quni.

I pyetur se a do ta pranojë dorëheqjen e Abdixhikut, nëse ky i fundit e ofron, Quni nuk tregoi teksa tha se qëndrimin e tij do ta shpalos në zyret e LDK-së.