Lajme

Flasin nga LDK-ja: Ka konsulta të kryetarit me nënkryetarët

01/13/2026 13:09
nga:Genita C

Më herët ishte bërë e ditur se kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritej të mblidhej sot në selinë qendrore të partisë. Por kjo nuk do të ndodhë.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka mohuar për Gazetën Blic mbajtjen e një takimi të kryesisë, duke sqaruar se nuk është planifikuar asnjë mbledhje e tillë.

Sipas tij, në vend të një takimi formal të kryesisë, do të zhvillohen vetëm konsultime të rregullta ndërmjet kryetarit dhe nënkryetarëve të partisë.

“Nuk ka takim të Kryesisë. Bëhet fjalë vetëm për konsultat e rregullta të kryetarit me nënkryetarët”, ka deklaruar Mustafa.