Ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari është deklaruar për media pas seancës në Gjykatën Themelore për rastin e “Rezervave Shtetërore”.
Ajo thotë se është e pafajshme.
“Përkundër që ndihem krejtësisht e pafajshme sepse është proces tendencioz duke shkelur çdo procedurë ligjore, duke qenë në kundërshtim me ligjin për rezervat shtetërore dhe ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar ka iniciuar këtë aktakuzë ndaj meje”, tha ajo.


