Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një takim të rëndësishëm në nivel të strukturave drejtuese.
Sipas raportimeve në media, brenda partisë bëjnë me dije se në selinë e qendrore do të mblidhet Kryesia e ngushtë.
Takimi është i paraparë të nisë në orën 14:00.
Në këtë mbledhje, krahas kryetarit Lumir Abdixhiku, pritet të jenë të pranishëm nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i partisë.
Në anën tjetër, GazetaBlic ka tentuar të marrë përgjigje nga LDK-ja, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.


