Lajme

Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Gjermania?- Ku eksportoi Kosova më së shumit gjatë vitit të kaluar!

01/13/2026 11:50
nga:Y I

859 milionë euro është vlera që Kosova ka eksportuar gjatë vitit të kaluar. Kështu ka njoftuar Instituti GAP.

Në njoftimin e GAP bëhet e ditur edhe se partneri kryesor i Kosovës për eksport gjatë vitit të kaluar ka qenë Shqipëria, vend drejt të cilit është eksportuar në vlerë 159 milionë euro.

Në vend të dytë është Maqedonia e Veriut ku janë eksportuar 137 milionë euro.

Ndërsa në vendin e tretë radhitet Gjermania drejt së cilës është eksportuar 102 milionë euro.