Lajme

Rama: Bashkëpunimi me Turqinë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytit

01/12/2026 11:40
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angili me të cilin siç ka njoftuar i pari i kryeqytetit kanë diskutuar për vazhdim të bashkëpunimit.

Rama ka thënë bashkëpunimi me Turqinë është i rëndësishëm për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin dhe vizionin afatgjatë të Kryeqytetit. Sot, në Odën e Kryeqytetit, mirëprita Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı, i cili më uroi për fillimin e mandatit tim të dytë. Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për projektet e ardhshme me interes të përbashkët. Partneriteti ynë ndërtohet mbi miqësinë, respektin reciprok dhe angazhimin e përbashkët për rezultate konkrete për qytetarët”, ka shkruar Rama.